Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net

Zëvendësministër




BEQIR FEJZULLAHU
Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal


Email: Beqir.Fejzullahu@rks-gov.net
Nr. kontaktues:
+383 (0) 200 35 582;


BIOGRAFIA

Beqir Fejzullahu ka lindur me 21.08.1956 në fshatin Firajë, komuna e Shtërpcës. Është i martuar dhe prind i 3 fëmijëve.

Shkollën fillore e ka të kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme në Ferizaj në drejtimin teknik, dega e makinerisë, ndërsa shkollën e lartë teknike në Mitrovicë. Ka marr titullin inxhinier i makinerisë, si dhe titullin bachelor në shkencat politike dhe administratë publike në Kolegjin “Humanistika”.

Gjithashtu, posedon edhe çertifikimin si kontabilist i çertifikuar në SH.K.A.Q.K (Shoqata e kontabilistëve dhe Auditorëve te çertifikuar te Kosovës).

Prej vitit 1978 deri në vitin 1990, ka punuar në fabrikën e tubave të çelikut në Ferizaj, si shef i prodhimit prej nga është larguar nga puna si pasojë e masave të dhunshme.

Pas vitit 1999 deri në vitin 2009, rifillon dhe ushtron detyrën e Drejtorit të prodhimit në fabrikën e prodhimit të gypave në Ferizaj.

Në periudhën kohore prej vitit 2004 deri në vitin 2005, ka punuar edhe si zyrtar i lartë i auditorit të brendshëm në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Prej vitit 1999 e deri në vitin 2013, ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të degës së PDK-së në Shtërpcë, ndërsa nga viti 2013 ushtron detyrën e kryetarit të degës së PDK-së në Shtërpcë.

Gjatë viteve 2000-2002, ka qenë anëtar i Kuvendit të Komunës së Shtërpcës dhe anëtar i komitetit për politikë dhe financa, si dhe njëherit edhe shef i grupit të anëtarëve të kuvendit të komunës nga radhët e PDK-së.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2007, është zgjedhur kryetar i komunës së Shtërpcës, të cilin funksion nuk mund ta ushtroj për arsye të intervenimit arbitrar të PSSP-së, pavarësisht rezultateve të arritura në këto zgjedhje, ku fiton pa balotazh.

Nga viti 2009 deri në vitin 2017, ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të komunës për komunitete në komunën e Shtërpcës.