Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net

Departamenti ligjor dhe Monitorim të Komunave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave janë:

1.   Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike nga fushëveprimi i ministrisë;

2.   Ofron mbështetje ligjore në hartimin e legjislacionit primar dhe sekondar nga fushëveprimi i ministrisë;

3.   Siguron përputhshmërinë e legjislacionit me legjislacionin për vetëqeverisje lokale;

4.   Siguron harmonizimin e legjislacionit të MAPL-së me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquiscommunautaire) si dhe ligjet tjera në fuqi;

5.    Shqyrton ligjshmërinë e akteve nënligjore të nxjerra nga komunat;

6.    Siguron zbatimin e legjislacionit për vetëqeverisje lokale nga komunat;

7.    Monitoron punën e Komunave, përkatësisht të organeve të tyre;

8.    Harton raporte periodike si rezultat i të dhënave të grumbulluara nga procesi i monitorimit të komunave;

9.    Ofron rekomandime dhe këshilla ligjore për strukturat e ministrisë dhe Komunat, sipas kërkesës.


 

Kontakti:

FATOS QERIMI- Udhëheqës i Departamentit

 

Email: fatos.qerimi@rks-gov.net
Tel. +383 (0) 200 35 515