Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës +381 (0) 200 35 630 (centrala)

Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentitpër Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal janë:

1.1 Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve për hartimin e Planeve Strategjike dhe të veprimit të zhvillimit rajonal, me agjencitë për zhvillim rajonal;

1.2  Kontribuon në bashkërendimin e aktiviteteve në përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe regjenerimit të vendeve të reja të punës, me agjencitë për zhvillim rajonal;

1.3  Bashkërendonaktivitetet me agjencitë për zhvillim rajonal dhe siguron përkrahjen e promovimit të bizneseve si dhe efikasitetin dhe konkurrencën e lirë të tregut;


1.4  Përkrahë agjencitë për zhvillim rajonal në hartimin e projekteve dhe zbatimit të tyre në Komuna dhe rajone;

1.5  Menaxhon programet për bashkëpunim ndërkufitar;

1.6  Koordinon dhe monitoron implementimin e Programeve të IPA-së sa kanë të bëjnë me zhvillimin rajonal, në bashkëpunim me institucionet relevante;

1.7  Motivon përfaqësuesit komunalë për lidhje të marrëveshje konkrete të bashkëpunimit ndër-komunal me interes të përbashkët;

1.8  Ofron mbështetje për Komunat në procesin e planifikimit  buxhetor;

1.9  Siguron, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, se Komunat marrin mjete të mjaftueshme buxhetore për ushtrimin e përgjegjësive përfshirë edhe investime publike;

1.10 Koordinon, monitoron dhe raporton mbi zbatimin e projekteve për investime publike të ministrisë;

1.11 Harton raporte periodike mbi të hyrat dhe shpenzimet financiare të Komunave.

2. Udhëheqësi i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal raporton tek Sekretari i Përgjithshëm i  MAPL-së.



Kontakti:

Besim Kamberaj – Udhëheqës i Departamentit

e-mail: 

besim.kamberaj@rks-gov.net

tel:

038 - 200-35 586