Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës +381 (0) 200 35 630 (centrala)
  • 04 korrik 2013

    Funksionimi i Komisioneve sektoriale për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të komunave

    Funksionimi i Komisioneve sektoriale për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve të komunave
    04 korrik 2013-07-04

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizoi diskutimin e përbashkët me kryesuesit e komisioneve sektoriale lidhur me funksionimin e komisioneve për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së akteve komunale.

    Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani tha se  gjatë periudhës  janar-qershor të këtij viti,  MAPL ka përcjellë gjithsejtë 141 akte të miratuara nga komunat për vlerësim të ligjshmërisë,  ndërsa 9 akte i ka deleguar në Ministritë e linjës.

    Duke theksuar rëndësinë e zbatimit të vendimit e Qeverisë së Kosovës për formimin e komisioneve për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të komunave, për kompetencat vetanake, të deleguara dhe të zgjeruara, Sekretari i Përgjithshëm z. Besnik Osmani tha se mos-efikasiteti i shqyrtimit të këtyre vendimeve shkakton pasiguri juridike dhe shkakton efekte juridike negative për vetë komunat dhe qytetarët.

    Mos vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të komunave, nga ana e këtyre komisioneve konform afateve ligjore prodhon pasoja juridike, ngase komunat mund të veprojnë me akte te cilat nuk janë të harmonizuara me ligje sektoriale, dhe shkaktojnë pasiguri juridike dhe mund të shkaktojnë efekte negative për vetë komunat dhe qytetarët.

    Në mënyrë që vlerësimi i ligjshmërisë  së akteve komunale të bëhet konform ligjit, sekretari Besnik Osmani tha se MAPL, është e gatshme që me resurset që ka të ndihmojë Ministritë e linjës që të ndërmarrin veprime të cilat ndikojnë në zbatimin e Vendimit të Qeverisë.

    Në raportin e paraqitur nga Agron Maxhuni, Udhëheqës i Departamentit Ligjor u raportua se gjatë periudhës janar-qershor MAPL  ka pranuar dhe bërë vlerësimin e ligjshmërisë për  36 akte, prej të cilave 14 janë vlerësuar me  përgjigjeje pozitive, 3 akte i ka vlerësuar me përgjigje negative,  ndërsa 19 akte nuk janë vlerësuar nga komisioni.

    Ndërsa nga raportet e paraqitura për Ministritë e linjës, u raportua se Ministria e Financave gjatë periudhës janar-qershor ka pranuar dhe vlerësuar 31 akte, 4 akte i ka vlerësuar me përgjigje pozitive, 19 akte i ka vlerësuar me përgjigje negative, 8 akte nuk janë vlerësuar nga komisioni.

    Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë periudhës janar-qershor ka pranuar dhe vlerësuar, 32 akte, 4 akte i ka vlerësuar me përgjigje pozitive, 1 akt e ka vlerësuar me përgjigje negative; dhe 27 akte nuk janë vlerësuar nga komisioni.

    Të dhënat të detajuara lidhur me shqyrtimin e akteve ligjore u paraqitën edhe për Ministrinë  e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë  e Shëndetësisë dhe të gjitha Ministritë e linjës.