Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 14 shkurt 2018

    MAPL dhe GIZ diskutojnë për projektet e përbashkëta për komuna

    MAPL dhe GIZ diskutojnë për projektet e përbashkëta për komuna 14 shkurt 2018, Prishtinë

    Është mbajtur takimi koordinues në mes të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe përfaqësuesve të organizatës GIZ në Kosovë, për mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e vetëqeverisjes lokale.
    Grupi përgjegjës për koordinim me donatorë i udhëhequr nga Drejtori për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave të kësaj ministrie, z.Shkëlqim Jakupi, prezantoi projektet e planifikuara për vitin 2018, duke vënë theksin në implementimin e obligimeve të komunave nga Plani Kombëtar për zbatimin e MSA-së. Në anën tjetër, Besnik Vasolli, menaxher i komponentës të GIZ për mbështetje të Kosovës në procesin e integrimit evropian, njoftoi për aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti, duke ofruar mundësinë e bashkëpunimit në kuadër projekteve që synojnë përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane.
    Në fund të takimit, përfaqësuesit e dy organizatave dolën me konkluzionet në vijim:
    - Organizimin e takimeve me strukturat funksionale të komunave, gjegjësisht anëtarët të kuvendeve të komunave, KKSB-ve, Komiteteve Konsultative, Këshillave të Veprimit Lokal për Rini, Këshillave të Fshatrave dhe Vendbanimeve, për informimin e tyre mbi rolin e komunave në procesin e integrimit Evropian:
    - Organizimin e trajnimit për Zyrtarët Komunal të Integrimeve Evropiane dhe Zyrtarët Komunal të Informimit, për realizimin e mandatit të tyre në kuadër të procesit të Integrimit Evropian dhe komunikim, si dhe mundësitë e aplikimit për përfitim nga fondet e BE-së për komuna;
    - Organizimin e një konference në nivel vendi me titull “Roli i qeverisjes lokale në procesin e Integrimit Evropian”. Qëllimi i kësaj konference është që të bëjë bashkë të gjitha strukturat institucionale qendrore dhe lokale, ambasadat dhe organizatat ndërkombëtare, donatorët dhe grupet tjera të interesit, për të diskutuar lidhur me avancimin e rolit të pushtetit lokal në procesin e zbatimit të PKZMSA_së.