Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 19 janar 2018

    Kosova dhe Mali i Zi prezantojnë të arriturat në konferencën përfundimtare të programit IPA Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Mali i Zi - Kosovë 2011 - 2013

    Kosova dhe Mali i Zi prezantojnë të arriturat  në konferencën përfundimtare të programit IPA Bashkëpunimi Ndër-Kufitar Mali i Zi - Kosovë 2011 - 2013 19 janar 2018, Prishtinë

    Sot, me datë 19 Janar 2018 në Podgoricë, është mbajtur konferenca përfundimtare e programit IPA Bashkëpunimi Ndër – Kufitar Mali i Zi – Kosovës 2011 – 2013, në të cilin janë prezantuar rezultatet e arritura nga ky program. Në këtë konferencë përfundimtare, Kosova është përfaqësuar nga zëvendësministri i MAPL-së z. Beqir Fejzullahu, ndërsa nga Mali i Zi ministri i çështjeve evropiane z. Aleksandar Andrija Pejovic, si dhe shefit të sektorit për bashkëpunim nga delegacioni i BE-së në Mal të Zi, z. Herman Spic.

    Z. Beqir Fejzullahu, zëvendësministër i MAPL-së,  në fjalimin e tij theksoi se “me zbatimin e suksesshëm të këtyre projekteve, të dyja vendet janë dëshmuar si të suksesshme në zbatimin e programit të BNK-së IPA I (2011-2013) dhe arritjen e objektivave të synuara. Objektivi i përgjithshëm i këtij programi për bashkëpunim ndërkufitar ka qenë përmirësimi i gjendjes socio-ekonomike brenda zonës së programit duke nxitur bashkëpunimin dhe iniciativat e përbashkëta në sektorët: mbrojtja e mjedisit, bujqësia dhe pylltaria e qëndrueshme si dhe oferta e turizmit”.
    Ndër të tjera, z. Fejzullahu potencoi faktin se Kosova me ndihmën e fondeve të IPA për programin e BNK-së ka arritur progres të dukshëm në ekonominë e saj, si një ndër prioritetet më të rëndësishme të vendit.

    Programi i BNK-së Mali i Zi – Kosovë u vlerësua lartë nga përfaqësuesit e të dy shteteve, si dhe nga delegacioni i BE-së në Mal të Zi. Gjithashtu, të arriturat e përbashkëta ndërmjet dy shteteve vetëm sa e forcojnë bashkëpunimin dhe partneritetin edhe në programet e ardhshme të bashkëpunimit ndërkufitar.

    Përveç z. Fejzullahu, në konferencën përfundimtare kanë marrë pjesë edhe znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në MAPL, znj. Fetije Begolli U.D e Udhëheqësit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, z. Trim Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkufitar, si dhe z. Yll Valla, Udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik.