Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 09 mars 2017

    MAPL diskuton me komunat për Udhëzuesin për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe Bashkëpunimin Komunal Ndërkombëtar (BNK)

    MAPL  diskuton me komunat për Udhëzuesin për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe Bashkëpunimin Komunal Ndërkombëtar (BNK)

    09 mars 2017, Prishtinë
     

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në  bashkëpunim me projektin DEMOS- organizuan punëtorinë dy ditore me zyrtarët ligjor të komunave të Republikës së Kosovës për të diskutuar  lidhur me "Udhëzuesin për Bashkëpunim Ndër-Komunal dhe Bashkëpunimin Komunal Ndërkombëtar (BNK)".

    Në ditën e parë të kësaj punëtorisë u diskutuar për bazën ligjore të Bashkëpunimit  Ndër- Komunal, Udhëzuesit për Bashkëpunim Ndër-Komunal si dhe u prezantuan praktikat më të mira të Marrëveshjeve të BNK-së.
    Në ditën e dytë të punëtorisë pjesëmarrësit punuan në grupe punuese me zyrtarët ligjor të komunave  në hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Ndër-Komunal, hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit Komunal Ndërkombëtar si dhe hartimin e Draft- Marrëveshjeve të Bashkëpunimit në Projekte.
     

    Në fund të punëtorisë u evidentuan rekomandimet nga pjesëmarrësit në punëtori, të cilat do të trajtohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.