Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 26 korrik 2017

    MAPL dhe AKK harmonizojnë qëndrimet për hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës

     MAPL dhe AKK harmonizojnë qëndrimet për hartimin e Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës 26 korrik 2017, Prishtinë

    Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës, nga data 23 deri më 25 Korrik 2017, kanë mbajtur punëtorin tre ditore për të harmonizuar qëndrimet ndërmjet tyre lidhur me hartimin e “Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.

    Pas diskutimeve të zhvilluara është arritur të bëhet harmonizimi i qëndrimeve veçanërisht në hartimin e shtyllave kryesore, si dhe në finalizimin e dokumentit të këtij Projektligji. Në përmbyllje të punëtorisë, janë nxjerrë konkluzionet e dala nga ky takim i përbashkët.