Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 02 nëntor 2017

    MAPL dhe GIZ organizojnë trajnimin për komunat për të drejtat dhe shërbimet sociale në Kosovë

    MAPL dhe GIZ organizojnë trajnimin për komunat për të drejtat dhe shërbimet sociale në Kosovë 2 nëntor 2017, Prishtinë

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – MAPL në bashkëpunim me projektin GIZ nga data 24 – 27 Tetor 2017, në Prishtinë, kanë organizuar trajnimin e përbashkët për udhëheqësit nga qendrat për punë sociale, zyrtarët e shërbimeve sociale, koordinatorët për të drejtat e njeriut, punëtorët social, zyrtarët e barazisë gjinore, si dhe zyrtarët nga zyrat për komunitete dhe kthim me temë “Të drejtat dhe shërbimet sociale në Kosovë”.

    Qëllimi i trajnimit ishte shpalosja e të drejtave dhe shërbimeve sociale në nivel lokal, përfshirë këtu legjislacionin në fuqi, llojet e shërbimeve sociale për grupet në nevojë, akterët dhe rolin e Qendrave për Punë Sociale. Trajnimi katër ditorë është ndarë në dy grupe, duke përfshirë 6 komunat bashkëpunuese: Prishtinë, Prizren,  Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Drenas. Numri i pjesëmarrësve në grupin e parë ka qenë 10, kurse në grupin e dytë 15, ndërkaq, së bashku me pjesëmarrësit nga MAPL dhe GIZ, numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve ka arritur në 30.