Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 22 dhjetor 2017

    MAPL është duke mbajtur trajnimin tre ditor lidhur me prezantimin e “Modulit të ueb faqeve të ri – modeluara të komunave”

    MAPL është duke mbajtur trajnimin tre ditor lidhur me prezantimin e “Modulit të ueb faqeve të ri – modeluara të komunave” 22 dhjetor 2017, Prishtinë

    Sot, 22 Dhjetor 2017, në Durrës, Shqipëri, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, kompaninë CACTUS dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, është duke e mbajtur trajnimin tre ditor lidhur me prezantimin e “Modulit të ueb faqeve të ri – modeluara të komunave” si pjesë përbërëse e projektit IT dhe solucione për komuna.

    Trajnimi do të ketë për qëllim dhe fokus prezantimin praktik dhe demonstrimin e: procesit të krijimit/editimit të meny-s kryesore dhe nën menyve, procesin e klasifikimit dhe vendosjes në vendin e duhur të dokumenteve/informatave të migruara, procesin e bartjes së dokumenteve/informatave të pa migurara nga ueb faqja e vjetër në ueb faqen e re, popullimi i përmbajtjes dhe teleprezenca.