Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 15 shkurt 2017

    MAPL mbështet komunën e Suharekës për realizmin e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc”

    MAPL mbështet komunën e Suharekës për realizmin e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc” 15 shkurt 2017, Prishtinë
     
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj dhe Nënkryetari i Komunës së Suharekës, z. Rexhep Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për realizmin e projektit “Rregullimi dhe sanimi i sistemit të ujësjellësit në fshatin Grejkoc” në Komunën e Suharekës.

    Nënshkrimi i marrëveshjeve të mirëkuptimit për të mbështetur projektet me interes për komunat, do të vazhdojë edhe komunat tjera të Kosovës, ndërsa janë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me komunat Gjakovë, Obiliq, Lipjan, Viti, Skenderaj, Istog, Hani i Elezit, Deçan, Mitrovicë, Vushtrri, Drenas, Fushë Kosovë, Kaçanik, Pejë, Gracanicë, Podujevë dhe Gjilan.