Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 14 korrik 2017

    MAPL ndan mirënjohje me rastin e pensionimit të kolegut Bashkim Bordoniqi

    MAPL ndan mirënjohje me rastin e pensionimit të kolegut Bashkim Bordoniqi

    13 Korrik 2017

    Në ambientet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal është organizuar ceremonia me rastin e pensionimit të kolegut z. Bashkim Bordoniqi, zyrtar i arkivit.
     

    Sekretarja e Përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj, në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe gjithë kolegëve, e falënderoi dhe shprehi mirënjohjen më të thellë për z. Bordoniqi, për punën e bërë për më shumë se një dekade në Ministri, duke e cilësuar si shembullin më unik të një zyrtari i cili me përkushtim, zell dhe punë profesionale ka arritur të tregoj se sa e duam vendin.
     

    Po ashtu, të gjithë kolegët e uruan z. Bordoniqi për korrektësinë, bashkëpunimin e frytshëm dhe kolegjialitetin e treguar gjatë shërbimit të tij në Ministri.
     

    Me këtë rast, z. Bashkim Bordoniqi iu nda mirënjohja për punën shumëvjeçare dhe kontributin e dhënë në arkivën e MAPL-së.