Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 08 shtator 2017

    Mbahet punëtoria me komuna për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal

    Mbahet punëtoria me komuna për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal 8 shtator 2017, Prishtinë

    Më datë 07.09.2017 është mbajtur punëtoria me komuna për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal me pjesëmarrje të drejtorëve për zhvillim ekonomik të komunave: Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Verior, Vushtrri, Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë dhe Podujevë.

    Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal,  Besim Kamberaj, prezantoi draftin e kësaj strategjie duke paraqitur objektivat zhvillimore dhe masat e ndërhyrjes gjatë periudhës së veprimit për reformën në zhvillimin ekonomik lokal.  Sipas tij, “Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal është dokument qeveritar që buron nga Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026 dhe njëherësh përbënë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë të parapara edhe në Programin Kombëtar për Reforma në Ekonomik 2015, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021, si dhe Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”.

    Pesë objektivat e kësaj strategjie synojnë rritjen e nivelit të burimeve të financimit të komunave nga të hyrat vetanake dhe zvogëlimin e varësisë financiare të tyre nga Qeveria, funksionalizimin e zonave ekonomike në një formë të balancuar për të gjitha komunat, tërheqjen e investimeve të huaja, jetësimin e huamarrjes komunale dhe zhvillimin e turizmit lokal.

    Në këtë stad të zhvillimit të draft-strategjisë janë duke u marrë të gjitha propozimet nga komunat, duke sistematizuar propozimet, përvojat, vështirësitë dhe sfidat e zhvillimit ekonomik lokal, për të mundësuar sigurimin e masave të ndërhyrjes gjatë fazës së implementimit të saj. Grupi punues, gjatë ditëve në vijim do të vazhdoj me pjesën tjetër të planit dinamik të punës për marrjen e inputeve nga të gjitha komunat e vendit.