Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 03 tetor 2017

    Mbajtja e punëtorisë për obligimet ligjore të Rregullores për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve te Komunave

    Mbajtja e punëtorisë për obligimet ligjore të Rregullores për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve te Komunave

    3 tetor 2017, Prishtinë

     

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje të OSBE-së ka organizuar punëtorinë dy ditore, të mbajtur me datë 28 dhe 29 shtator 2017 për të prezantuar Rregulloren (MAPL) Nr.01/2017 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimin e Akteve të Komunës, e cila është nënshkruar nga Ministri i MAPL-së me datë 23 gusht 2017.

    Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin përfaqësues nga MAPL-ja, përfaqësues të OSBE-së, Zyrtarë Ligjor të Komunave dhe Asociacionit te Komunave te Kosovës. Takimin e kryesoi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-së, e cila njoftoi të pranishmit, për miratimin e Rregullores në fjalë dhe obligimet që dalin konform kësaj rregullore për komunat.

    Punëtoria më pas ka vazhduar me punën në Grupe Punuese me zyrtarët ligjor,  të cilat praktikuan se si hartohet një Model-rregullore dhe një Model Vendim dhe cilët janë standardet e hartimit  që përcaktohen me Rregulloren në fuqi.