Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 10 mars 2017

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin - MAPL mbajti takimin me temën” Sfidat në përfaqësimin e barabartë gjinor në institucionet publike në nivel qendror dhe atë lokal”

     Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin -  MAPL mbajti takimin me temën” Sfidat në përfaqësimin e barabartë gjinor në institucionet publike në nivel qendror dhe atë lokal” 8 mars 2017, Prishtinë

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ditën Ndërkombëtare të Gruas e festoi me një aktivitet kushtuar Rolit të Gruas në institucionet publike si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal me temën “ Sfidat në përfaqësimin e barabartë gjinor në institucionet publike në nivel qendror dhe atë lokal”.

    Zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në fjalën përshëndetëse për të gjitha pjesëmarrëset me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, tha se “Kam kënaqësinë që në MAPL,  Sekretare e ministrisë është e gjinisë femërore, siç është znj. Ukimeraj,  dhe shtoi se përfaqësimi i femrave në institucionet publike dhe në jetën shoqërore duhet të jetë me një numër më të madh si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal”.

    Ndërkaq, Sekretarja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherit e vetmja Sekretare e gjinisë femërore në nivelin qendror, znj. Rozafa Ukimeraj, me urimin përshëndetës për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, foli rreth sfidave të përfaqësimit gjinor në institucionet publike, si në nivelin qendror dhe atë lokal duke shtuar se niveli i përfaqësimit të femrave në institucionet publike në nivel qendror dhe atë lokal, nuk është edhe aq i kënaqshëm pavarësisht që kemi shumë femra të suksesshme.

    Në kuadër të këtij aktiviteti, nga punonjëset e MAPL-së u prezantuan disa tema si: Gratë e Suksesshme në Kosovë nga znj. Manushaqe Muqaj, U.D. Udhëheqëse për Monitorim, Një storie suksesi të Gruas Shqiptare në Botë, nga znj. Fatbardha Lataj, Zyrtare për Integrime Evropiane, Përparësitë e gruas në procedura të rekrutimit dhe përfaqësimit në institucionet publike nga znj. Mihrije Shaljani, Udhëheqëse e Divizionit të Burimeve Njerëzore, Sfidat e grave në karrierë: Paragjykimet, Kuotat, buxheti gjinor nga znj. Fakete Kukaj, Udhëheqëse e Divizionit për të Drejtat e Njeriut dhe Buxhetimi gjinor ne institucionet publike prezantoi znj. Fetije Begolli, Udhëheqëse e Divizionit për Avancim të Buxheteve Komunale.

    Në fund të aktivitetit u shtrua një drekë solemne për të gjitha punonjëset e MAPL-së.