Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 30 janar 2018

    Ministri Todosijevic për vizitë në komunën e Parteshit - Pasjanës

    Ministri  Todosijevic për  vizitë në komunën e Parteshit - Pasjanës  30 janar 2018, Prishtinë
     
    Sot, ministri i Mininistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Ivan Todosijevic, ka vizituar komunën Partesh – Pasjanë, ku është takuar me kryetarin e komunës z. Dragan Petkovic.
     
    Ministri Todosijevic, me këtë rast ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal, synon që në përputhje me buxhetin e saj të ndihmojë komunën Partesh – Pasjanë si dhe komunave tjera  në Kosovë.  Pas analizës së detajaur të propozim- projekteve të dorëzuar nga komuna Partesh-Pasjanë, MAPL-ja, do të verifikojë nëse janë të mbushura kushtet për sigurimin e mjeteve për financimin e projekteve, ka cekur ministri Todosijevic.
     
    Kryetari i komunës Partesh – Pasjanë, z. Petkovic, njoftoi ministrin  Todosijevic për problemet më të cilat po ballafaqohet komuna. Petkovic, ka sqaruar se komunës i mungon kuadri pofesional dhe se numri i Departamenteve  në komunë është i vogël në krahasim me komunat tjera.
     
    Komuna Partesh – Pasjanë, po ashtu kërkon përkrahjen e Ministrisë së Pushtetit Lokal  në zgjidhjen e problemeve në procesin e privatizimit në territorin e komunës.
     
    Minisri Todosijevic nga kryetari i komunës Petkovic, ka kërkuar që komuna  të jetë e gatshme për qytetarë në baza ditore, dhe  kryetari i komunës t’u kushtoj më tepër kohë qyetarëve në teren. Njëkohësisht, ministri ka cekur se Ministria e Pushtetit Lokal është e gatshme që të përkrahë komunën Partesh – Pasjanë dha me vendosmëri të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.“