Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 22 shtator 2017

    Ministri Todosijevic ka marrë pjesë në mbedhjen e Këshillit të ministrave të IE për zbatimin e Programit të reformave evropiane

    Ministri Todosijevic ka marrë pjesë në mbedhjen e Këshillit të ministrave të IE për zbatimin e Programit të reformave evropiane 22 shtator 2017,  Prishtinë

    Ivan Todosijevic, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, sot ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të ministrave të IE-së, në lidhje me zbatimin e Programit të reformave evropiane.
    Takimin e ka hapur kryeministri i  Kosovës z. Ramush Haradinaj ku prezent kanë qenë edhe përfaqësuesit dhe anëtarë tjerë të Qeverisë.

    Në fillim të fjalimit të tij, minsitri Todosijevic ka theksuar se i vjen mirë që është pjesë e ketij Këshilli dhe theksoi se  MAPL-ja, deri më tani nuk ka qenë e thirrur. Ministri Todosijevic, po ashtu në mbedhje ka folur për rolin e MAPL-së, në përmbushjen e obligimeve të komunave që burojnë nga agjenda evropiane. Todosijevic me këtë rast ka cekur ndihmën dhe përkrahjen e MAPL-së, që ofron komunave  me qëllim të përmbushjes së obligimeve  në procesin e integrimeve evropiane.

    Ministri Ivan Todosijevic edhe një herë ka cekur vlerësimet  pozitive të cilat janë drejtuar MAPL-së, nga ana e Komisionit evropian për Kosovën dhe ka theksuar se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është e gatshme që të inkuadrohet  në të gjitha proceset e përmbushjes së obligimeve që burojnë nga agjenda evropiane.