Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 29 shtator 2017

    Ministri Todosijevic ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell

    Ministri Todosijevic ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell 29 shtator 2017, Prishtinë

    Dje në kabinetin e tij, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka pritur ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për situatën aktuale politike, zgjedhjet e ardhshme lokale, pozitën e minoriteteve, për aktivitetet dhe prioritetet e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

    Në takim është biseduar edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku ministri Todosijevic ka theksuar si prioritet formimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS). Po ashtu, është bërë fjalë edhe për kthimin e të zhvendosurve, procesin e privatizimit në mjediset ku banon  komuniteti serb dhe problemet rreth lëshimit të dokumenteve të udhëtimit.

    Ministri Todosijevic, ka shprehur falënderim dhe ka cekur se pret nje bashkëpunim të mirë me ambasadorin e Britanisë së Madhe me qëllim që të kemi një jetë sa më të mirë për qytetarët.