Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 21 prill 2017

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, DEMOS dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës organizuan këshillimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane me temë “Roli i komunave në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Evropiane 2017”

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, DEMOS dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës organizuan këshillimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane me temë “Roli i komunave në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Evropiane 2017” 21 Prill 2017, Prishtinë

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS/Helvetas – Swiss Intercoopertaion Kosovo dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, organizuan këshillimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane me temë “Roli i komunave në përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Evropiane 2017”.

    Këshillimi tre ditor kishte për qëllim fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, harmonizimin e veprimeve dhe koordinimit të aktiviteteve me komunat për sa i përket procesit të integrimit evropian. Gjatë mbajtjes së punimeve është bërë prezantimi i disa dokumenteve me rëndësi, nga ana e zyrtarëve të MAPL-së, si: raporti për funksionimin e komunave për vitin 2016, sfidat e komunave në përmbushjen e obligimeve nga agjenda evropiane 2016, matrica gjithëpërfshirëse e komunave nga obligimet e agjendës evropiane për vitin 2017, si dhe kostimi dhe buxhetimi i aktiviteteve të komunave nga planet individuale.
    Në këtë drejtim, zyrtarët nga MAPL bashkërisht me zyrtarët komunal për integrime evropiane finalizuan planet individuale të komunave nga obligimet e agjendës evropiane për vitin 2017.

    Në përmbyllje të këshillimit të përbashkët, pjesëmarrësit u pajtuan që të gjeturat e evidentuara në Raportin për përmbushjen e obligimeve të komunave nga agjenda evropiane për vitin 2016 të prezantohen nga secila komunë veç e veç tek kryetarët e komunave dhe drejtorët e drejtorive komunale me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete për të përmbushur obligimet e mbetura. Po ashtu, u konfirmua gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në fushën e integrimit evropian.