Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 13 mars 2017

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE mbajtën punëtorinë dy ditore lidhur me monitorimin e komunave dhe praktikat e raportimit

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe OSBE mbajtën punëtorinë dy ditore lidhur me monitorimin e komunave dhe praktikat e raportimit

    09 mars, 2017


    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në kanë organizuar punëtorinë dy ditore në Bogë të Pejës lidhur me monitorimin e komunave dhe praktikave të raportimit, si dhe idesë për krijimin e sistemit të integruar të monitorimit dhe raportimit.
     

    Përfaqësuesit e MAPL, sipas divizioneve që përfaqësojnë, prezantuan fushat kryesore mbi bazën e së cilës veprojnë, veçanërisht fushat, si: procesi i koordinimit të politikave, monitorimit të komunave, shqyrtimit të ligjshmërisë së komunave, performancës, si dhe raportimit. U prezantua gjendja aktuale në të cilat veprojnë njësitë brenda MAPL, problemet dhe sfidat, si dhe u theksua nevoja që në të ardhmen e afërt të analizohen çështjet me kujdes, në mënyrë që detyrat të mos dyfishohen, të ketë një raportim më të avancuar, sidomos një raportim të integruar online, si dhe të shikohet gjendja e monitorimit të komunave me qëllim të avancimit të mëtutjeshëm të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
     

    Si përfundim, MAPL dhe OSBE u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm edhe në shumë fusha. Në përmbyllje të punëtorisë dy ditore janë nxjerr këto konkludime të përgjithshme:
     

    • Sistemi i monitorimit dhe raportimit ka nevojë për disa ndryshime;
    • Ekziston nevoja për krijimin e një data baze aktive për menaxhimin e të dhënave;
    • Të krijohet një sistem i integruar i marrjes së informatave, si në aspektin vertikal po ashtu edhe në atë horizontal (pyetësorët të jenë të integruar);
    • Të forcohet bashkëpunimi në mes të divizioneve për hartimin e raportimeve periodike;
    • Të sigurohet cilësi më e madhe e të dhënave;
    • Informatat të përqendrohen më tepër në aspekt cilësor;
    • Të evitohet raportimi i dyfishtë për të njëjtat çështje;
    • Të respektohen afatet kohore për raportim në Divizionin për Koordinim të Politikave;
    • Të caktohen zyrtarët përgjegjës për raportim në kuadër të njësive brenda MAPL-së.