Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 14 korrik 2017

    Ndahen mirënjohjet për shërbyesit civil më të suksesshëm të MAPL-së me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të shërbyesve civil

    Ndahen mirënjohjet për shërbyesit  civil më të suksesshëm të MAPL-së me rastin e  shënimit të ditës ndërkombëtare të shërbyesve civil

    14 Korrik 2017

    Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të shërbyesit civil, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht departamentet respektive pranë Ministrisë, kanë përzgjedhur nga një zyrtarë nga departamentet e tyre, si shërbyesit civil më të suksesshëm për punën dhe profesionalizmin e treguar përgjatë një viti, përmes një procesi transparent të përzgjedhjes të tyre, duke i vlerësuar dhe marrë parasysh kriteret e përcaktuara nga MAP.

    Sekretarja e Përgjithshme në MAPL znj. Rozafa Ukimeraj me rastin e shënimit të  ditës ndërkombëtare të shërbyesve civil, në një takim festiv, ndau mirënjohjet për nëpunësit civil më të suksesshëm të MAPL-së, duke i falënderuar dhe shprehur konsideratën më të thellë për  përkushtimin, profesionalizimin dhe angazhimin e treguar në drejtim të realizimit dhe përmbushjes së detyrave zyrtare. Nëpunësit civil më të suksesshëm të MAPL-së janë: Jeton Qela, Departamenti Ligjor dhe Monitorim i Komunave, Ilirijana Bajrami, Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Suzana Kosumi, Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, Shkelzen Hoxha, Divizioni i Prokurimit, Venera Kosumi, Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale dhe Trim Berisha, Departamenti për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal.

    Ndërkaq, pas një procesi zgjedhor dhe transparent, si zyrtarja më e suksesshme e MAPL-së është përzgjedhur znj. Venera Kosumi, Udhëheqëse e Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve nga Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, e cila ka pranuar  mirënjohjen nga Ministria e Administratës Publike me rastin e organizimit dhe shënimit të ditës ndërkombëtare të shërbyesve  civil për punën dhe përkushtimin e treguar.