Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 07 mars 2017

    Organizohet Dita Informuese dhe Trajnimi për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve për aplikantët potencial në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi - Kosovë, IPA II 2014-2020

    Organizohet Dita Informuese dhe Trajnimi për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve për aplikantët potencial në kuadër të Programit të BNK-së, Mali i Zi - Kosovë, IPA II 2014-2020 7 mars 2017, Prishtinë

    Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar, Mali i Zi - Kosovë, IPA II 2014-2020, me datë 6 mars 2017, u mbajt Dita Informuese në Pejë, ku të pranishëm ishin rreth 45 pjesëmarrës nga institucione dhe organizata të ndryshme, të cilët u njoftuan me Programin, Thirrjen që do të shpallet në ditët në vijim dhe format e aplikimit që duhet të plotësohen.

    Gjithashtu të pranishmit patën mundësinë të njohin dhe të gjejnë partner për aplikim, pasi të pranishëm kishte organizata dhe institucione nga Kosova dhe Mali i Zi.

    Sot me datë 7 mars 2017 është duke u mbajtur dita e parë e trajnimit për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve. Ky trajnim do të vazhdoj edhe me datë 8 dhe 9 Mars 2017, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njoftohen me metodat më të mira se si të shkruajnë projekte cilësore dhe të zhvillojnë idetë e tyre.

    Dita Informuese dhe Trajnimi për Ciklin e Menaxhimit të Projekteve, organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ministria për Çështje Evropiane nga Mali i Zi dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik, i ngritur nga të dy vendet.