Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 02 tetor 2017

    Ri-shikohen dokumentet prioritare të MAPL-së për vitin 2018

     Ri-shikohen dokumentet prioritare të MAPL-së për vitin 2018 2 tetor 2017, Prishtinë,

    Me datë 1-2 Tetor 2017, MAPL në mbështetje të projektit DEMOS, ka mbajtur këshillimin e përbashkët me qëllim të ri-shikimit të dokumenteve prioritare për vitin 2018, përfshirë: ri-shikimin e matricës së PKZMSA-së për vitin 2018, propozimi i masave dhe veprimeve, vendosja e prioriteteve të Ministrisë për Agjendën e Reformave Evropiane, Plani i Integruar i Veprimit për adresimin e rekomandimeve nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Auditori i Brendshëm, agjenda legjislative për vitin 2018, planifikimi buxhetor për vitin 2018, si dhe ri-organizimi i strukturës së brendshme.

    Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj vuri në fokus politikat prioritare të MAPL-së të cilat janë propozuar në programin e Qeverisë 2017-2021, dhe të cilat shërbejnë si orientim kryesor për të propozuar veprimet në ri-shikimin e matricës së PKZMSA-së, Agjendën e Reformave Evropiane, Agjendën Legjislative, Planin e Punës së MAPL-së për Qeveri dhe dokumenteve tjera strategjike.

    Këshillimi i përbashkët ka vazhduar punimet për të finalizuar dokumentet prioritare për vitin 2018.