Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 16 mars 2017

    TAKIMI I GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR LIGJIN PËR EMRAT DHE KUFIJTË ADMINISTRATIVE TË KOMUNAVE

    TAKIMI I  GRUPIT PUNUES PËR HARTIMIN E KONCEPT DOKUMENTIT PËR LIGJIN PËR EMRAT DHE KUFIJTË ADMINISTRATIVE TË KOMUNAVE

    15 mars 2017

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka mbajtur takimin me Grupin Punues për hartimin e Koncept- dokumentit për ligjin për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave. Në ketë takim morën pjese përfaqësueses nga MAPL-ja edhe përfaqësuesit nga institucionet tjera si nga Zyra e Kryeministrit dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës.

    Takimin e hapi  znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-ë, në cilësinë e Kryesueses se Grupit Punues e cili theksoi se në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prioriteteve është paraparë të hartohet koncept dokumenti për ligjin për emrat dhe kufijtë administrativ të komunave. Në këtë takim para anëtareve të grupit punues u prezantua draft fillestar i koncept dokumentit , dhe anëtarët e grupit punues u njoftuan për procesin e mëtejme te punës ne grup. Anëtarët e grupit punues, japen komentet dhe sugjerimet e tyre.