Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 15 shtator 2017

    Telegram ngushëllimi nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal


    15 shtator 2017, Prishtinë

    Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e Kryetarit të Komunës së Ranillugut, z. Gradimir Mikic, dhe Kryesuesit të Kuvendit, z. Sasha Aleksic. Gjatë viteve sa mbajtën këto pozita publike u angazhuan për të përmirësuar jetën e qytetarëve lokal dhe për të përmbushur detyrat e tyre.

    Z. Mikic, qytetarët e Ranillugut do t'a kujtojnë si Kryetarin e parë të kësaj Komune, ndërsa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do t'a kujtojë si një bashkëpunëtor në shumë procese të rëndësishme të vetëqeverisjes lokale.

    Në emër të MAPL-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes dhe qytetarëve të Ranillugut, për humbjen e më të dashurit të tyre, tha z. Ivan Todosijevic, Ministër i Administrimit te Pushtetit Lokal.