Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 03 tetor 2017

    Todosijevic dhe Apostolova diskutuan çështjet aktuale

    Todosijevic dhe Apostolova diskutuan çështjet aktuale 3 tetor 2017, Prishtinë

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, është takuar dje me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova. Ata biseduan rreth çështjeve aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Zyrës së BE-së/PPBE, dhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

    Përveç kësaj ata biseduan gjithashtu edhe për zbatimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit dhe funksionimit të vetëqeverisjeve lokale, si dhe domosdoshmërinë e implementimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
    Todosijevic theksoi se kjo pjesë e marrëveshjes është kyçe në implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit në tërësi, por edhe pjesët e marrëveshjes të cilat ende nuk janë implementuar plotësisht.

    Në fund të takimit, ministri Todosijevic e falënderoi Zyrën e BE-së/PPBE për zgjidhjen e suksesshme të çështjeve aktuale në nivelin lokal dhe theksoi se ai do të angazhohet për të gjitha komunitetet në Kosovë.