Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 01 nëntor 2017

    Todosijevic në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike

    Todosijevic në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike 31 tetor 2017,Prishtinë

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, sot  ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Ministrave për reformën e administratës publike.

    Hapja e takimit të Këshillit të Ministrave u bë nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar në cilësi të Kryetarit të Këshillit , Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së  Rozafa Ukimeraj dhe të pranishëm tjerë.

    Në takim është diskutuar për përkrahjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike, zbatimin e obligimeve të Qeverisë ndaj Agjendës për Reforma Evropiane si dhe progresit për realizimin e kornizës strategjike për reformën e administratës publike.