Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 18 prill 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare " KLGI"

     Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare 18 prill 2017, Prishtinë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare KLGI, z. Valmir Gashi për financimin e projektit "Forcimi i kapaciteteve për sektorët strategjik komunal".

    Projekti ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes lokale, në rritjen e performances komunale për ushtrimin efektiv të funksioneve, kompetencave dhe detyrave në funksion të zbatimit të strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026.