Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 18 prill 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare “PROGRES CENTER-PC”

    Zëvendësministri Bajram Gecaj marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare “PROGRES CENTER-PC” 18 prill 2017, Prishtinë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “PROGRES CENTER-PC”, z. Adnan Hajra për financimin e projektit “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje”.

    Projekti “Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve që të bëhen pjesë e vendimmarrjes sa i përket politikave në nivel lokal. Në fokus të realizimit të projekteve do të jenë: monitorimi e mbledhjeve të rregullta të kuvendeve të komunave, vetëdijesimi i qytetarëve për të qenë aktiv në vendimmarrje, si dhe përgatitja e fletushkave dhe raporteve që kanë të bëjnë me të drejtat e qytetarëve për vendimmarrje dhe format e qytetarisë aktive.

    Projekti ka për qëllim përmirësimin e transparencës në vendimmarrje dhe informimin e qytetarëve për të drejtat e tyre në vendimmarrje.