Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 16 maj 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "Demokracia fillon këtu"

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare 16 maj 2017, Prishtinë
     
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, "Demokracia fillon këtu", z. Shemsi Jashari, për financimin e projektit, "Vendosja dhe bashkëpunimi të strukturuar në mes të OJQ-ve dhe komunës së Podujevës”.
                                                                                                             
    Projekti ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit të strukturuar ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Podujevës duke themeluar një trup të përbashkët (Këshilli i Përbashkët), i cili do të kishte bashkëpunim në të gjitha temat që kanë të bëjnë me shoqërinë civile.