Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 17 maj 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "My Art"

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare 17 maj 2017, Prishtinë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare, "My Art", z. Xhon Gega, për financimin e projektit, "Promovimi i diversitetit kulturor”.
       
    Projekti ka për qëllim kremtimin e zyrtarizimit të ditës ndërkombëtare të romëve, dhe tejkalimin e barrierave të diskriminimit dhe paragjykimeve ndaj komuniteteve jo shumicë që jetojnë në Kosovë. Po ashtu projekti ka për synim që t’i bashkojë të rinjtë e shoqatave dhe organizatave kulturore për të diskutuar dhe promovuar çështjet e kulturës dhe diversitetit kulturor.