Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35585 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 19 prill 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "Lëvizja Rinia"

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare 19 prill 2017, Prishtinë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare “Lëvizja Rinia”, z. Egzon Pacolli, për financimin e projektit "Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë".

    Qëllimi kryesor i projektit "Të gjithë të ndryshëm, të gjithë të barabartë" është që të kontribuoj në promovimin dhe zhvillimin e vlerave kulturore dhe diversitetit kulturor, si dhe ndërtimin e paqes dhe tolerancës.