Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 20 prill 2017

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare "BMTC"

    Zëvendësministri Bajram Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me organizatën Jo-Qeveritare 20 prill 2017, Prishtinë

    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z. Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesen e organizatës Jo-Qeveritare "BMTC", znj. Mevlyde Hoxha për financimin e projektit "Ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve rinor komunal, këshillit të veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore".

    Projekti ka për qëllim ofrimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore në nivel lokal, qendrave si dhe e këshillave të veprimit rinor lokal në fushën e planifikimit strategjik.