Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 05 shkurt 2018

    Zëvendësministri Krasniqi priti në takim Delegacionin e Këshillit të Evropës

    Zëvendësministri Krasniqi priti në takim Delegacionin e Këshillit të Evropës

    Zëvendësministri i MAPL-së, z.Bashkim Krasniqi dhe Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, pritën një Delegacion nga Këshilli i Evropës i kryesuar nga zv. Shefi i Zyrës së Evropës z.Vahagn Muradyan dhe nga znj.Sakibe Jashari.
     

    Takimi kishte karakter informues lidhur me realizimin e një projekti për ndërlidhje më të mirë ndërmjet disa komunave dhe komuniteteve Egjiptian, Ashkali dhe Rom.  Me këtë rast, MAPL do ta mbështes këtë program, ndërkaq të pranishmit u pajtuan që të vazhdohet edhe më tej bashkëpunimi me qëllim të përkrahjes së komuniteteve.