Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 17 janar 2018

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Beqir Fejzullahu merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë “ Bashkëpunimi territorial, perspektivat e reja për nxitjen e integrimit”

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Beqir Fejzullahu merr pjesë në punëtorinë rajonale me temë “ Bashkëpunimi territorial, perspektivat e reja për nxitjen e integrimit” 17 janar 2018, Prishtinë

    Sot, me datë 17 Janar 2018 në Tiranë, nën patronatin e Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, është duke u mbajtur punëtoria rajonale me temë ”Bashkëpunimi territorial, perspektivat e reja për nxitjen e integrimit” pjesëmarrës në të cilin janë edhe Ministrat nga shtetet e rajonit si: Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

    Z. Beqir Fejzullahu, zëvendësministër i MAPL-së, në fjalimin e adresuar para të pranishmëve theksoi se “Qëllimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës është i qartë, ashtu si i të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, avancimi sa më i shpejtë në procesin e integrimeve evropiane, me qëllimin final, anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”.

    Gjithashtu, z. Fejzullahu në këtë aspekt nënvizoi se “ Përdorimi efikas i fondeve të IPA-s është vendimtar për zbatimin e suksesshëm të Programeve të BNK-së. Në këtë drejtim, Kosova si vendi më i ri i përfshirë në këto Programe, në bashkëpunim me vendet fqinje në kuadër të IPA i ka arritur mjaft suksese duke financuar dhe zbatuar me sukses 21 projekte të përbashkëta të natyrave të ndryshme përmes Granteve, në vlerë të përgjithshme rreth 7.8 milion euro, duke realizuar 2 projekte strategjike me interes nacional, siç janë hapja e pikës së re dhe të përbashkët kufitare Stanqiq –Bella Noce në kuadër të Programit të BNK-së Kosovë – Maqedoni në vlerë rreth 1.2 milion euro, rikonstruktimin e pikës kufitare në Shishtavec, së bashku me infrastrukturë përcjellëse dhe investime në fshatrat përreth në vlerë rreth 2.5 milion, duke lidhur në këtë mënyrë Rajonin e Dragashit dhe atë të Kukësit me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për lëvizje sa më të lehtë të qytetarëve, si dhe duke mundësuar shfrytëzimin e potencialit të jashtëzakonshëm turistikë që ka ajo zonë (turizmit malor dhe biçiklizmit)”.
       
    Republika e Kosovës, përkatësisht Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është bartëse dhe partnere në të tri programet me shtetet fqinje, atë me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë.

    Përveç z. Fejzullahu, në konferencë kanë marrë pjesë edhe znj. Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme në MAPL, znj. Fetije Begolli U.D e Udhëheqësit të Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, si dhe z. Trim Berisha, Udhëheqës i Divizionit për Bashkëpunim Ndërkufitar.