Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 12 maj 2017

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj dhe kryetari i Komunës së Novobërdës z. Ivanovic nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj dhe kryetari i Komunës së Novobërdës z. Ivanovic nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi 12 maj 2017, Prishtinë
                                                                                                            
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Novobërdës, z. Svetislav Ivanovic, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projekteve: “Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Bostan dhe Prekoc – Lagjja Quk” dhe "Asfaltimi i rrugëve në fshatin Pasjak".
     
    Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Ivanovic, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së për komunat, në financimin e projekteve kapitale.