Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës; tel: +383(0)200 35567 ; 35598; 35577
e-mail: info.mapl@rks-gov.net
  • 17 maj 2017

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Kusari-Lila nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi

    Zëvendësministri i MAPL-së z. Gecaj dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës znj. Kusari-Lila nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi 17 maj 2017, Prishtinë
                                                                                                                   
    Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari-Lila, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi – Asfaltimi i një aksi të rrugës – Lagja Hoxhaj, fshati Batushë”.
     
    Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetares Kusari-Lila, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.