Departamenti i Administratës dhe Financave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Administratës dhe Financave:

  • Ofrimin e ndihmës administrative të përgjithshme për të gjitha departamentet e MAPL-së dhe njësitë tjera;
  • Mbështetjen e MAPL-së me shërbime përkthimi dhe sekretarie;
  • Funksionimin e logjistikes duke përfshirë transportin, depon, arkivin, postën, inventarin dhe në përgjithësi menaxhimin e pasurisë së MAPL-se;
  • Koordinimi i planifikimit te Burimeve Njerëzore për Ministrinë dhe administrimi i punësimit të personelit;
  • Motivimin dhe zhvillimin e personelit për të ngritur nivelin e performancës (mënyrës së kryerjes së punës) dhe për të dhënë shërbime kualitative;
  • Funksionim të përditshëm të procedurave siç janë; rekrutimi dhe selektimi, disiplina, ankesat/kërkesat, vlerësimet e përgjithshme në konsultimet me menaxherët e drejtpërdrejtë duke përfshirë edhe trajnimin e Paneleve dhe Komisioneve të nevojshme për t'i vënë në funksion këto procedura;
  • Koordinimin e shërbimeve të teknologjisë informative;
  • Dhënien e ndihmës në përdorimin e teknologjisë informative;
  • Përcjellja dhe sigurimi i aplikacioneve moderne për menaxhim efikas të detyrave dhe përgjegjësive të MAPL-së;
  • Ofrimi i bashkëpunimit, këshillimit dhe ndihmës së Drejtorëve të njësive në Ministri si dhe personelit tjetër me të gjitha çështjet administrative;
  • Ndërlidhja me autoritetet e nevojshme për të informuar ata rreth çdo ndryshimi të kuadrove apo ndryshimi në listën e pagave;
  • Siguron mbështetjen administrative dhe të sekretarisë për grupet punuese.
  • Asistimi ne përpilimin e politikave financiare dhe buxhetore të departamenteve të Ministrisë, në përgjithësi;
  • Koordinimi i aktiviteteve me rastin e përpilimit dhe shqyrtimit afatmesëm dhe përfundimtar te Buxhetit te Ministrisë dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
  • Përcjellja sistematike e shpenzimit të buxhetit dhe informimi me kohë mbi vështirësitë në shpenzimin e buxhetit;
  • Përpilimi i raporteve financiare, mbajtja e evidencës së shpenzimeve në sistemin e bazës elektronike te shënimeve dhe mbajtja e shënimeve te sakta të transaksioneve e të gjitha pagesave të bëra sipas procedurave relevantë financiare;
  • Përgatitja e drafteve të udhëzimeve administrative në lëmin e buxhetit dhe të financave për Kabinetin e Ministrit dhe Sekretarin e Përhershëm;
  • Koordinimi i shërbimeve të zyrës për Buxhet dhe Financa me departamentet dhe divizionet e tjera brenda Ministrisë;
  • Ofrimi i bashkëpunimit, këshillave dhe ndihmës Drejtorëve të Departamenteve në Ministri si dhe personelit tjetër mbi të gjitha çështjet buxhetore
  • Përgatitja e raporteve javore, tremujore dhe vjetore të punës se zyrës për Buxhet dhe Financa;
  • Administrimi i përgjithshëm i financave brenda Ministrisë dhe përcaktimi i prioriteteve lidhur me pagesat në bashkëpunim me Drejtorët e Departamentit dhe e përpilimi të raporteve vjetore dhe periodike;
  • Mbikëqyrja e alokimeve financiare në nivel te Ministrisë në bashkëpunim të ngushtë dhe sistematik me resorët përkatës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave;
  • Analiza e kompetencave, arritjeve, vështirësive dhe kufizimeve në aspektin e financave të zyrës ne veçanti, të Ministrisë në tërësi;

Kontakti:

Nazmi Halimi- Drejtor i Departamentit 

e-mail:

nazmi.halimi@ks-gov.net

tel:

+381 (0) 200 35 572

 

Lajmet e fundit

  • 27 Jan 2011

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës 27 janar 2011, Prishtinë Ministria e Administrimit...

    Më shumë