Departamenti për Vetëqeverisje Lokale
Detyrat dhe Përgjegjësitë e Departamentit për Vetëqeverisje lokale:
- Monitorimin e punës së komunave përkatësisht organeve të komunave
- Mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave nga komunat
- Monitorimin e qasjes së publikut në shërbime komunale të kontrolluara nga pushteti qendror;
- Monitorimin e respektimit të të drejtave të komuniteteve në lidhje me shërbimet e ofruara nga komunat;
- Monitorimin e përfaqësimit gjinor dhe te krijimit të mundësive të barabarta në komuna;
- Monitorimin e përdorimit të gjuhëve zyrtare në komuna;
- Hartimin e një sistemi te qëndrueshëm, transparent dhe funksional të monitorimit të aktiviteteve komunale si dhe përcaktimin e dinamikës dhe periodave të vizitave në komuna;
- Hartimin e informatave periodike në bazë të gjendjes së konstatuar në komuna dhe të rezultateve te monitorimit te veprimtarisë komunale;
- Promovimin dhe monitorimin e zhvillimit të një shërbimi civil komunal profesional në bashkëpunim te ngushtë me MSHP/DASHC;
- Koordinimin e aktiviteteve për ngritjen e kapaciteteve profesionale në Komuna;
- Koordinimin e aktiviteteve me ofruesit e trajnimeve dhe institucionet e tjera relevante, përgatitjen e dokumenteve udhëzuese, ofrimin apo aranzhimi i trajnimeve te veçanta me qellim të ngritjes e kapaciteteve profesionale në komuna;
- Zhvillimin e sistemit për vlerësimin e performancës së komunave;
- Monitorimin e cilësisë se shërbimeve komunale;
- Vlerësimi i shërbimeve që komunat ofrojnë për qytetarët;
Kontakti:
Rozafa Ukimeraj – Drejtoreshë e Departamentit
E-mail:
Rozafa.Ukimeraj@ks-gov.net
tel:
038/200 35519