Departamenti për hulumtime dhe reformë të Pushtetit Lokal

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamenti për Hulumtime dhe Reformë të Pushtetit Lokal, janë:

  • Harton plane për zhvillimin strategjik afatshkurtër dhe afatmesëm të qeverisjes lokale dhe të MAPL-së;
  • Bën analiza, hulumtime mbi çështjet e qeverisjes lokale dhe ofron mbështetje profesionale në hartimin e dokumenteve për zhvillimin e politikave të MAPL-së;
  • Në bashkëpunim të ngushtë me departamentet tjera analizon raportet periodike dhe përgatit rekomandimet për zhvillimin dhe implementimin e reformave në qeverisjen lokale;
  • Jep versionin përfundimtar të dokumenteve konceptuale që janë produkt i MAPL-së;
  • Përgatit raportet periodike mbi ecurinë e reformës së qeverisjes lokale;
  • Siguron që dokumentet finale të dala nga MAPL janë në pajtim me legjislacionin e Kosovës dhe të BE-së;
  • Bën hulumtime mbi përvojat e vendeve në regjion e më gjerë dhe i përfshin në dokumentet e MAPL-së;
  • Analizon fusha të cilat mund të decentralizohen;
  • Bën krahasimin e përvojave në mes komunave, identifikon përparësitë dhe vështirësitë në efikasitetin e tyre nëpërmjet indikatorëve matës;
  • Hulumton praktikat më të avancuara të bashkëpunimit ndër komunal;
  • Ndihmon kabinetin në përpilimin e planeve vjetore, mbështet hartimin e legjislacionit dhe zbaton obligime të marra nga niveli drejtues i ministrisë;
  • Punon në përmirësimin e sistemit të monitorimit të performancës në ministri nëpërmjet selektimit të indikatorëve matës sipas zhvillimeve më të reja të fushës së vlerësimit të performancës;
  • Ndërton sistem të qëndrueshëm të monitorimit dhe vlerësimit të punës së stafit të MAPL-së në bazë të standardeve të përparuara;
  • Bashkëpunon me institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare dhe organizata joqeveritare në lidhje me çështje të reformës së qeverisjes lokale;
  • Përgatitja e planeve operacionale për promovimin e reformës së qeverisjes lokale;
  • Organizimi i fushatave publike për promovimin dhe shpjegimin e reformës së qeverisjes lokale;
  • Përgatitja e studimeve në lidhje me reformën e qeverisjes lokale;
  • Koordinimi me të gjitha departamentet tjera të MAPL në lidhje me mbështetjen e tyre për reformën e qeverisjes lokale;
  • Siguron mbështetje profesionale për grupet punuese dhe çdo veprimtarie tjetër në fushën e reformës së qeverisjes lokale.


Kontakti:

Avni Sahiti – Drejtor i Departamentit
E-mail:
avni.sahiti@ks-gov.net
Tel: +381 (0) 38 200 35 509

Lajmet e fundit

  • 27 Jan 2011

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës 27 janar 2011, Prishtinë Ministria e Administrimit...

    Më shumë