Departamenti i Prokurimit
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Prokurimit:
- Përgatitjen e planit dhe strategjisë së prokurimit për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke siguruar se të gjitha kërkesat për prokurim dhe mallra, shërbime, punë apo shërbime të konsulencës të jenë të nënshkruara nga personat e autorizuar dhe të jenë në harmoni me procedurat e prokurimit;
- Organizimin e punës dhe aktiviteteve të prokurimit duke siguruar që të gjitha procedurat e prokurimit të zhvillohen në harmoni me legjislacionin ne fuqi që rregullon procedurat ligjore në Kosovë.
- Ka Autoritet te nënshkruaj dokumentacionin zyrtar të Prokurimit, përveç të drejtave që i bartë dhe siguron që kjo e drejtë nuk është e kufizuar me ndonjë akt juridik zyrtar;
- Bën organizimin e procedurave dhe kuotave te çmimeve dhe të tenderëve varësisht nga çmimi i vlerësuar dhe në bazë të limiteve cakton edhe metodën e prokurimit;
- Ofron këshilla dhe sugjerime për zbatimin e procedurave të prokurimit dhe në bashkëpunim të ngushtë me Sekretarin e Përhershëm dhe personave tjerë përgjegjës të MSHP/KRPP/ APP, merr vendime lidhur me problemet qe paraqiten me rastin e realizimit të kontratave nga kontraktues të ndryshëm;
- Bashkëpunon me personat përgjegjës të Departamenteve lidhur me problemet e hartimit të planit të prokurimit, kërkesave për prokurim, problemet financiare, logjistikës dhe analizon të arriturat, vështirësitë, kufizimet ne kuadër të Ministrisë nga aspekti i prokurimit;
- Organizon takime të rregullta me stafin e Prokurimit, merr pjese në takime ku në kuadër të MAPL-së hartohen raporte javore, mujore, tremujore dhe vjetore për të gjitha aktivitetet e prokurimit që janë zhvilluar nga Departamenti i Prokurimit;
Kontakti:
Tel: +381 (0) 38 200 35 504