Ministri
Slobodan Petrovic
Slobodan Petrovic
Zëvendëskryeministër i Kosovës Ministër i Administrimit të Pushtetit LokalE-mailslobodan.petrovic@ks-gov.netNumri i telefonit
+ 381 (0) 200 35 598
Slobodan Petrovic u lind më 21,dhjetor 1969 ne Prishtinë.
Z. Petrovic, me profesion është jurist dhe është njeri prej themelueseve të Partisë Liberale e cila është themeluar në janar te vitit 2006 dhe tani është Kryetar I Partisë Liberale Serbe të Pavarur.
Për tre vjet me radhë nga viti 2008 deri më 2011 është deputet në Kuvendin e Kosovës.
Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ka qenë Drejtor për Integrime ne Posten dhe Telekomunikacionin e Kosovës.
Nga viti 2008, z. Slobodan Petrovic është anëtarë i Këshillit Drejtues të Agjencionit për Privatizim.
Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe debate ndërkombëtare, vizita zyrtare në shumë të vende të botës.
Për punën dhe kontributin e tij politik, z. Slobodan Petrovic ka marr një varg mirënjohje dhe çmime. Në vitin 2008, z. Petrovic u zgjodh “Politikani më i mirë i vitit 2008”, nga Kuvendi I OJQ –ve të Kosovës.
Ne zgjedhjet e fundit parlamentare 2010, Partia Liberale e Pavarur/SLS/ në krye me z. Slobodan Petrovic, në bazë të rezultateve të Këshillit Qendror Zgjedhor ka marr përkrahje te madhe nga votuesit dhe tani SLS ka tete përfaqësues /deputet në Parlamentin e Kosovës.
Më 21 shkurt 2011, z. Slobodan Petrovic, u zgjodh Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal.
Vizioni i tij është demokratizmi i shoqërisë kosovare dhe standardi më i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Është luftëtar për të vërtetën dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Është i martuar dhe baba i djalit Nikolla.