Zyra për Informim
Detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrës për Informim:
- Harton dhe zbaton planin e informimit të publikut, programet dhe oraret javore të informimit të publikut, komunikatat për media të brendshme dhe të jashtme;
- Organizon, planifikon të gjitha aktivitetet nga fusha e informimit, përfshirë konferencat me gazetarë, takimet e Ministrit dhe zyrtarëve tjerë me gazetarë, njofton opinionin mbi aktivitetet e MAPL-së;
- Përcjell të gjitha takimet e Ministrit, zëvendësministrave, këshilltarëve dhe aktivitetet tjera të MAPL-së;
- Zhvillon, komunikon dhe menaxhon planin e promovimit të imazhit pozitiv te MAPL-se tek te gjitha nivelet, shtetërore, lokale dhe ndërkombëtare;
- Bashkëpunon me media me qëllim të informimit të drejtë të aktiviteteve të MAPL-së;
- Siguron arkivimin e të gjitha materialeve nga fusha e informimit dhe monitorimin e shtypit ditor dhe atë elektronik dhe i raporton Ministrit në baza javore;
- Planifikon publikime dhe aktivitete tjera periodike dhe ditore, me qëllim të informimit të qytetarëve dhe transparencës para tyre;
- Koordinon politikën e informimit në këshillim me Ministrin dhe Sekretarin;
- Arkivon të gjitha materialet nga fusha e informimit, përcjell dhe monitoron shtypin ditor dhe atë elektronik;
- Harton raporte mbi aktivitetin e zyrës së ministrit;
- Menaxhon ueb faqen e MAPL-së;
- Mirëmban dhe freskon ueb faqen me të dhënat lidhur me aktivitetet e realizuara të MAPL-së;
- Planifikon dhe organizon fushata informuese të Ministrisë për promovimin e reformës në pushtetin lokal dhe decentralizimin.
Zyra për Informim
Lumnije Demi - Drejtoreshë e Zyrës
E-mail:
lumnije.demi@ks-gov.net
Tel:
038/213-716 cen. 200-35585