Sekretari i përgjithshëm

Besnik Osmani

mapl
 

Besnik Osmani











Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal
E-mail besnik.osmani@ks-gov.net Numri i telefonit

+381/ 38 200 35 577

Besnik Osmani u lind më 25 shkurt 1970, në Sllatinë të Madhe të Fushë Kosovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në gjimnazin “Xhevdet Doda”, në Prishtinë, ndërsa u diplomua në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Ekonomi e Biznesit në vitin 1996.

Titullin Magjistër i Shkencave për Politika Publike e ka fituar në Universitetin Rochester të SHBA-së në vitin 2011.

Në Kolegjin ABACUS të Oksfordit (Angli) në vitin 2004 ka ndjekur mësimet e gjuhës angleze deisa në vitin 2006, në Vjenë është certifikuar Trajner Ndërkombëtar për Administratë Publike.

Në mars 2006, në Strasburg, përfundoi Shkollën Politike të Këshillit të Evropës.

Ka ndjekur një varg trajnimesh në qendra të njohura ndërkombëtare si: Akademia e Administratës Publike në Berlin, Instituti për Administratë Publike në Athinë, Akademia Ndërkombëtare e Prokurimit Publik në Kopenhagë, Qendrën Ndërkombëtare për Financa në Lubjanë etj.

Për 5 vjet ka punuar mësimdhënës në shkollën e mesme ekonomike të Prishtinës, për të vazhduar në Autoritetin Qendror Fiskal ( në Departamentin e Thesarit, shkurt - tetor 2000), kur zgjedhet drejtor i Shërbimeve të Përbashkëta të Autoritetit Qendror Fiskal. 

Me themelimin e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në vitin 2002, zgjedhet Drejtor i Departamentit të Administratës Qëndrore, derisa në vitin 2004 zgjedhet Drejtor i Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik Ndërkombëtar.


Në korrik të vitit 2005 z. Besnik Osmani emërohet ushtrues i detyrës së Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, kurse në maj të vitit 2006 Komisioni për Emërime në Pozitat e Larta, e emëron Sekretar të Përgjithshëm të Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë pozitë do të rizgjedhet për mandatin e dytë në maj të vitit 2009.

Në shtator 2006, Bordi i Agjensionit të Mirëbesimit kosovar e emëron anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike “Ibër–Lepenci”. Është i angazhuar edhe në shumë projekte tjera nga OECD, Komisioni Evropian, Universiteti për Biznes dhe Teknologji etj.

Aktualisht me vendim të Qeverisë, z. Osmani është Zëvendës Kryetar i Bordit Drejtues të Qeverisë për riatdhesimin e përsonave të ripranuar, anëtar i Komitetit Drejtues për Reformë të Administratës Publike dhe Kryetar i Komitetit Drejtues për ndarjen e kompetencave midis nivelit qëndror dhe pushtetit lokal në Kosovë.

Ka punuar vet ose në grup në disa botime të rëndësishme si: “Profili i menaxhmentit publik në Evropën Juglindore – Kosova” Paris, 2003, “Zhvillimi i Kosovës 1999-2003”, ”Profili i donatorëve”, “Institucionet financiare ndërkombëtare dhe Kosova” etj.

z. Besnik Osmani flet gjuhën shqipe, angleze dhe serbe.

Është i martuar, ka 3 fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

 

Lajmet e fundit

  • 27 Jan 2011

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës

    MAPL organizon takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës 27 janar 2011, Prishtinë Ministria e Administrimit...

    Më shumë