Struktura organizative e Ministrisë

Fushëveprimi i MAPL-së
Fushëveprimi i MAPL-së është përcaktuar me Rregulloren e UNMIK-ut, Nr. 2005/15, Rregulloren 2007/18 Për ndryshimin e Rregullores 2001/19 Mbi Degën e Ekzekutivit, Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, si dhe me rregulloret dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore, që kanë të bëjnë me fushëveprimin e MAPL-së
Struktura organizative e MAPL-së
1. Ministri i MAPL-së është kompetent dhe udhëheq të gjithë aktivitetin e Ministrisë sipas dispozitave të Rregullores 2001/19 Mbi Degën e Ekzekutivit të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë e ndryshuar me Rregulloren Nr. 2002/5, me Rregulloren Nr. 2005/15, si dhe Rregulloren 2007/18.
2. Gjatë ushtrimit të detyrave të tij, Ministri i MAPL-së nxjerr vendime dhe udhëzime administrative, në mënyrë që t'i rregullojë aktivitetet e Ministrisë në përgjithësi ose në fushat e veçanta të ministrisë.
3. Gjatë ushtrimit të detyrave të tij, Ministri i MAPL-së ndihmohet nga dy zëvendës ministra, njëri prej tyre nga radhët e minoriteteve siç është parashikuar në Rregulloren 2004/50 Mbi themelimin e Ministrive të Reja dhe krijimin e posteve të Zëvendëskryeministrit dhe Zëvendësministrave.
4. Funksionet dhe përgjegjësitë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal janë të përcaktuara me Rregulloren 2001/19 Mbi Degën e Ekzekutivit.
5. Gjatë ushtrimit të detyrave të tij, Ministri i MAPL-së ndihmohet nga këshilltarët, të cilët e kanë statusin e të emëruarve politikë dhe njëri nga ata ka statusin e Këshilltarit të lartë politik. Të drejtat dhe detyrat e të emëruarve politik janë të përcaktuar ne Udhëzimin Administrativ të Qeverisë së Kosovës Nr. 2/2005.