Zëvendësministri Musmurati priti konsulent nga Zyra Zvicerane për zhvillim Ekonomik në Kosovë

16 shkurt 2012
Zëvendësministri Musmurati priti konsulent nga Zyra Zvicerane për zhvillim Ekonomik në Kosovë

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Basri Musmurati  priti në takim konsulentin nga Zyra zvicerane për zhvillim ekonomik në Kosovë, z. Markus Schultze.
 

Me këtë rast zëvendësministri Musmurati dhe Sekretari i përgjithshëm i MAPL-së, Besnik Osmani, njoftuan mysafirët lidhur me procesin e  arritur të decentralizimit, dhe rolin e Ministrisë në raport me Komunat e Kosovës, veçanërisht me Komunat e reja si dhe integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.


Po ashtu në këtë takim u diskutuan edhe nevojat dhe përkrahja që do të mund të ipej nga donatorët e jashtëm.