Adresa Ish ndërtesa e Rilindjes Katet: 10, 11, 12 dhe 13 Prishtinë, Republika e Kosovës +381 (0) 200 35 630 (centrala)

Sekretare e Përgjithshme



   
Rozafa Ukimeraj, Sekretare e Përgjithshme

Email: Rozafa.Ukimeraj@rks-gov.net
Nr. kontaktues: 038 200 35 577


BIOGRAFIA

Rozafa Ukimeraj Çuni u lind në Prizren, më 4 Gusht 1982. Ajo është e martuar me z. Edmond Çuni.

Shkollën fillore, gjimnazin dhe shkollën e ultë të muzikës, i mbaroi në Prizren.

Vijoi studimet për drejtësi dhe për shkak të suksesit të lartë gjatë studimeve, është shpërblyer me diplomën “Student i Dalluar”. Mban titullin Master në fushën e Administratës Publike, ndërsa studimet e mëtutjeshme pasuniversitare si dhe studimet për Doktoraturë i vijon në SHBA në fushën e administratës publike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Gjatë studimeve themelore ishte bursiste e Universitetit të Prishtinës dhe gjatë studimeve pasuniversitare ishte bursiste nga fondet e USAID-it. Gjithashtu, ajo ka përfunduar edhe provimin e Jurisprudencës.

Karrierën profesionale e filloi në sektorin privat bankar, ndërkohë që ka një përvojë mbi dhjetë vjeçare të punës në administratën publike. Për një periudhë pesë vjeçare, ka mbajtur pozitën e Drejtoreshës së Departamentit për Vetëqeverisje Lokale, ndërkaq nga viti 2013, ka Udhëhequr Departamentin për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ajo gjithashtu ka përvojë akademike të punës në universitet.

Më datë 31 mars 2016, është emëruar Ushtruese e Detyrës së Sekretares së Përgjithshme në MAPL, ndërsa nga data  16 shtator 2016, znj Rozafa Ukimeraj është emëruar  Sekretare  e Përgjithshme në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze.