Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 08 prill 2015 ka mbajtur konsultimin publik me përfaqësues të komunës së Prishtinës, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, CIVIKOS, KDI, GAP, INPO dhe KLGI, si dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të projektit DEMOS – Helvetas. 10 prill 2015, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 08 prill 2015 ka mbajtur konsultimin publik me përfaqësues të komunës së Prishtinës, dhe përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, CIVIKOS, KDI, GAP, INPO dhe KLGI, si dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të projektit DEMOS – Helvetas.
Takimin e hapi z. Bajram Gecaj-Zëvendësministër i MAPL-së, i cili theksoi se në kuadër të Planit të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe prioriteteve është parapa që fillimisht të hartohet koncept-dokumenti dhe më pas të finalizohet edhe Projektligji për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, ashtu siç parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Bazuar në Koncept-dokumentin është përcaktuar se Ligji për kryeqytetin duhet të marrë në konsideratë jo vetëm problemet e qytetarëve të Prishtinës, por njëkohësisht duhet të sigurojë shërbime efikase për institucionet shtetërore, banorët jo rezidentë, organizatat ndërkombëtare dhe për shumë palë tjera me qëndrim jo të përhershëm në Prishtinë. “Është vlerësuar se Kontributi i Shoqërisë civile në dhënien e komenteve dhe sugjerimeve është shumë i rëndësishëm dhe sigurisht që edhe pas miratimit të këtij Koncept-dokumenti ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me Ju në zhvillimin e projektligjit për Kryeqytetit e Republikës së Kosovës” tha Zëvendësministri Bajram Gecaj. Pastaj fjalën e morën përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës, si edhe përfaqësuesit tjerë nga organizatat jo qeveritare të cilët i shprehen mendimet dhe idetë për Kryeqytetin, po ashtu paraqiten dhe shqetësimit e tyre rreth asaj se çfarë mund të jetë më e mira për Prishtinën. Të gjithë pjesëmarrësit në ketë takim shprehen qëndrimet e tyre lidhur me ketë koncept-dokument dhe u pajtuan të japin kontributet e tyre edhe ne forme te shkruar deri në finalizimin e koncept-dokumentit. Procesi i mëtutjeshëm do të koordinohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, por gjithmonë mirëpret edhe rekomandimet nga Komuna e Prishtinës dhe organizatat e shoqërisë civile