Prishtinë, 19 maj 2020
Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj ka realizuar takimin e radhës virtual me znj. Katarina Stocker, Drejtoreshë e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe znj.Saranda Cana, Zyrtare e Lartë e Programit Kombëtar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë, si dhe z.Norbert Pijls, Drejtor i projektit në DEMOS(Helvetas) dhe z. Ertan Munoglu, Menaxher i projektit në DEMOS (Helvetas), me ç’rast janë njoftuar për procesin e zbatimit të grantit të performancës.
Deri më tani, sipas vendimit të Qeverisë për rialokim të fondeve janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e zbatimit të 19 projekteve në 12 komuna nga ana e MAPL-së. Poashtu edhe përfaqësuesit e DEMOS njoftuan se janë transferuar fondet për 25 projekte në 11 komuna.
Në takimin e rregullt janë diskutuar edhe Raporti vjetor i auditimit të MAPL-së, ku sipas raportit për Grantin e performancës nuk ka pranuar asnje rekomandim, me ç’rast zyrtaret e SDC janë shprehur të kënaqur për partneritetin e MAPL-së sa i përket menaxhimit të fondeve piblike, duke përfshirë edhe donatorët.
Poashtu është diskutuar për fazën e planifikimit dhe modaliteve për DEMOS 3, si dhe mënyrat e institucionalizimit dhe avancimin e sistemit të granteve të performancës komunale si një platformë Qeveritare në të ardhmen.