MAPL/USAID tryezë  me Udhëheqësit e Zyrave të informimit

Prishtinë, 28 Qershor 2021

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin e USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), mbajti   tryezën  me temë “Transparenca në qeverisjen lokale” me udhëheqësitë, dhe zyrtarët  komunal të zyrave të informimit.

Tryeza kishte për qellim dhe fokus  këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, diskutimin për sfidat dhe rekomandimet për rritje të transparencës lokale si Prezantimin e Procedurës Standarde të Veprimit për publikim në Ueb faqe të komunave, Procesin e zhvillimit të Strategjive komunale të komunikimit  të aktivitetit të USAID-it Komuna, Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) si dhe sfidat dhe rezultatet gjatë procesit të monitorimit të faqeve zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës nga MAPL.